
Vijojnë protestat nga Kurdët në Paris
Sulmi i kësaj të premteje në lagjen 10 në Paris ka ngjallur trazira të mëdha në kryeqytetin francez me njerëz që vijojnë të protestojnë për vrasjen e tri shtetasve Kurd nga një 69 vjeçar.
Pas arrestimit të autorit policia vijoi me hetimet ndërsa ky i fundit ka dhënë dëshminë e tij për prokurorët ku është shprehur se i urren emigrantët dhe gjithmonë ka dashur ti vrasë ato.
Me qindra persona me origjinë Kurde kanë vijuar protestat në Paris këtë të hënë.
Dhuna ka ringjallur traumën e tre vrasjeve të pazgjidhura të kurdëve në vitin 2013, për të cilat shumë fajësojnë Turqinë.
Komuniteti ka shprehur gjithashtu zemërim ndaj shërbimeve franceze të sigurisë, duke thënë se ata kishin bërë shumë pak për të parandaluar të shtënat.
Zhgënjimi filloi të shtunën dhe demonstruesit e tërbuar u përleshën me policinë në qendër të Parisit për të dytën ditë rresht pas një mitingu homazhe.
Të hënën disa qindra njerëz marshuan në lagjen e 10-të, duke brohoritur “Dëshmorët tanë nuk vdesin” në gjuhën kurde dhe duke kërkuar “të vërtetën dhe drejtësinë”.
Në trotuar u vendosën altarë të vegjël me qirinj, lule dhe fotografi të tre viktimave që u qëlluan për vdekje.
*TiboNews