Vidhet dyqani i celularëve në “Myslym Shyr”

Një person i armatosur, teksa mbante edhe maskë akuzohet se ka vjedhur me dhunë në një dyqan telefonash në rrugën “Myslim Shyri” në kryeqytet.

Sipas mediave, dyshohet se ai ka vjedhur 15 telefonë dhe më pas është larguar në drejtim të rrugës Vasil Shanto. Policia ka publikuar njoftimin me detaje nga grabitja. Ndërkaq, fatmirësisht nuk ka patur konfrontim të dhunshëm mes hajdutit dhe pronarit të dyqanit.

Njoftimi nga policia: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.