Vendimi për vulën e PD, më 11 Qershor

11 qershor është data e caktuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë, ku do të shqyrtohet çështja se kush nga dy grupimet e Partisë Demokratike do të ketë të drejtë të mbajë vulën e partisë.

Seanca do të zhvillohet në orën 10.00.

Mësohet se në këtë proces shqyrtohet kërkesa e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, që do njihen ndryshimet statuore të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ndryshimet u regjistruan si fillim në Shkallën e Parë, por Gjykata e Apelit e prishi vendimin duke e kthyer për rishqyrtim çështjen.

Por Gjykata e Lartë e prishi këtë vendim duke i kërkuar Apelit të dalë me një vendim përfundimtar.