Vdekja e Navalny, Australia sanksionon shtatë zyrtarë rusë të burgjeve

Australia ditën e sotme vendosi sanksione financiare dhe ndalim udhëtimi për shtatë oficerë rusë të burgjeve të cilët i akuzon për keqtrajtim të kritikut të Kremlinit, Alexy Navalny në burgun ku ai vdiq këtë muaj.

Zëvendëskryeministri Richard Marles në një deklaratë tha se Australia bën përgjegjëse presidentin Putin dhe qeverinë ruse për trajtimin dhe vdekjen e Navalnynë parapurgim.

Australia i është bashkuar zërave perëndimore që kanë drejtuar gishtin drejt Kremlinit për vdekjen e liderit të opozitës ruse por Kremlini ka mohuar të ketë lidhje me vdekjen e tij.

Kujtojmë se Australia që nga dhjetori i vitit 2022 ka goditur individë rusë me raunde të shumta të sanksioneve të të drejtave të njeriut “të stilit Magnitsky”.

Gjithashtu Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian miratuan sanksione të reja kundër Rusisë javën e kaluar në përgjigje të vdekjes së Navalny dhe pushtimit të vazhdueshëm të Moskës në Ukrainë.