Vajza e miliarderit Musk ndërpret lidhjet me të atin

Vajza transgjinore e Elon Musk ka aplikuar për të ndryshuar ligjërisht emrin dhe gjininë e saj, duke thënë se ajo nuk dëshiron më të jetë e lidhur me babain e saj biologjik në asnjë mënyrë apo formë.

18-vjeçarja ka kërkuar që të njihet si femër dhe të ketë emrin Vivian Jenna Wilson.

Ajo njihej si Xavier Alexander Musk.

Peticioni si për ndryshimin e emrit ashtu edhe për një certifikatë të re lindjeje u depozitua në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit në Santa Monica.

Kërkesa e saj është paraqitur në dokumentet gjyqësore të depozituara në prill, të cilat kanë dalë në dritë vetëm së fundmi.

Nuk kishte asnjë detaj tjetër të përçarjes së dukshme mes babë e bijë.

Sipërmarrësi i Tesla-s dhe SpaceX-it ende nuk ka komentuar mbi këtë situatë.

Musk ishte i martuar me nënën e Vivian-it, autoren kanadeze Justine Wilson, që nga viti 2000 deri sa u divorcuan në vitin 2008.

Djali i tyre i parë, Nevada, lindi në vitin 2002 dhe vdiq nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS) pas 10 javësh.

Ish-çifti kishte mpas djem binjakë të quajtur Xavier dhe Griffin dhe trenjakët: Damian, Kai dhe Saxon.

Ai ka dy fëmijë të tjerë, X Æ A-Xii dhe Exa Dark Sideræl me këngëtaren Grimes, me të cilën ka pasur një lidhje të vazhdueshme.

Fëmijët e tij kanë ruajtur privatësinë, pavarësisht famës së babait të tyre.

Në ditën e babait, sipërmarrësi shkroi në Twitter se i do të gjithë fëmijët e tij. Nuk ka pasur asnjë koment nga zoti Musk për vendimin e vajzës së tij për t’u distancuar nga ai.

Ai ka qenë i zëshëm për çështje të ndryshme transgjinore dhe është cilësuar si anti-gay.

Dokumenti gjyqësor për emrin dhe ndryshimin e gjinisë së vajzës së tij u depozitua një muaj përpara se ai të deklaronte publikisht mbështetjen e tij për Partinë Republikane.

Ai ka thënë gjithashtu se është një fans i Ron DeSantis, guvernatorit republikan të Floridës, i cili prezantoi të ashtuquajturin projekt-ligj anti-homoseksual. Kjo pjesë e diskutueshme e legjislacionit i kufizon shkollat ​​nga mësimi i nxënësve për orientimin seksual dhe çështjet gjinore, me mësuesit që hapen ndaj padive nëse nuk respektojnë.