
Urdhri i ri taliban: Edhe moderatoret me burka
Jeta në Afganistan po vështirësohet më shumë pasi talibanët kanë dhënë urdhër që prezantueset televizive të mbulohen me burkën tradicionale njësoj si gjithë gratë e tjera.
Nga ana tjetër ato e kanë kundërshtuar urdhrin dhe dolën në transmetim me fytyrat e tyre të dukshme.
Pas mosbindjes së tyre është dhënë ultimatumi që ato që nuk binden do të hiqen nga puna dhe nuk do të mund të punojnë më.
Moderatoret e lajmeve u detyruan që të dalin në transmetim të veshura me hixhabe të plota dhe mbulesë që mbulonin fytyrën që u linin vetëm sytë.