Ura e Bunës mbushet me zemra për Shën Valentin

Në qytetet shqiptare mbizotëron e kuqja e dashurisë, në ditën e Shën Valentinit. Edhe Shkodra mes tyre, me një iniciativë interesante, teksa janë dekoruar me zemra të kuqe në Urën e Bunës.

Në Urën e Bunës është vendosur një skenë e vogël për të gjithë qytetarët (të dshuruar apo jo) që dëshirojnë të bëjnë foto me një zemër të madhe të kuqe të  vendosur aty, ndërsa në sfond shfaqet kalaja e Rozafës.

Pamjet e surprizës i ka postuar në rrjetet sociale kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci përmes një postimi në “Facebook”.

“Për dashurinë që fiton mbi çdo gjë, një surprizë modeste nga Bashkia Shkodër”, ka shkruar Benet Beci.

https://www.facebook.com/reel/1061898418448105/?s=single_unit&__cft__[0]=AZVhiVKR-io8dyXUGBny2VYhj3EOJduMLC2Mnqrk21-LlEux5F0K7PeyLbuiUBv-CZtbCLhUy_2NKGsx6bVcVcqH1JrlevQtqzGWHMgNAcMP8DXBXCFJSLObqdN2XjlisDMqwnUQ8bSs4zG9TPOdlSI915zSdwyIiKXtqyV73M2Lj4c_CIN7jChmnGxLv6DuGkc&__tn__=H-R