
Ulet çmimi i naftës, njoftimi nga ‘Bordi’
Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimin e karburanteve në vendin tonë. Këtë radhë ka vendosur të ulë sërish çmimin.
Duke nisur nga ora 18:00 e pasdites, një litër naftë do shitet me 200 Lekë, aktualisht është 206 Lekë.
Edhe Benzina është ulur me 1 lekë, që do të thotë: 1 litër do shitet me 190 Lekë, nga 191 që tregtohet aktualisht.
Çmimi i gazit të lëngshëm për makina do mbetet i pandryshuar, 1 litër do vijojë të shitet me 69 Lekë.
Çmimet do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit të Transparencës, ku do pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
*Tibo News