Ukraina zotohet të mposhtë Rusinë

Pas shtimit të ambicieve të saja për në BE dhe premtimit për mbështetje të palëkundur nga Britania, Ukraina u zotua të mbizotërojë kundër Moskës.

Kjo vjen ndërsa vendi lufton kundër sulmeve ruse në qytetin lindor të Lysychansk, dhe shumë vende janë nën sulme me predha dhe raketa.

Në një video të publikuar të shtunën, presidenti Volodymyr Zelenskiy shihet duke bërë një vizitë tjetër tek trupat në vijën e parë të luftës së Ukrainës kundër Rusisë, këtë herë në qytetin jugor të Mykolaiv.

Publikimi i videos vjen një ditë pasi kryeministri britanik Boris Johnson bëri një vizitë të papritur për t’u takuar me presidentin ukrainas në Kiev, duke theksuar nevojën për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës.