
Ukraina përballë një dimri të vështirë
Sirenat e sulmeve vijojnë të dëgjohen në Ukrainë për të paralajmëruar qytetarët mbi bombardimet ruse.
Dëmet në infrastrukturë janë të mëdha dhe mijëra qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.
Bora e parë ra në Kiev duke sinjalizuar kështu edhe ardhjen e një dimri të vështirë për qytetarët Ukrainas.
Autoritetet po përpiqen me shpejtësi që të rivendosnin energjinë elektrike në mbarë vendin teksa më herët Kievi zyrtar deklaroi se vendi ka pësuar bombardimet më të rënda që prej nisjes së luftës në muajin shkurt.
Ky pritet të jetë një dimër i vështirë për Ukrainën dhe forcat e saj në fushën e betejës.
Në Dnipro përgjatë orëve një sulm rus plagosi mbi 15 persona.
Bombardime të mëdha u dëgjuan edhe në Kherson.
Ukraina po lufton ashpër kundër forcave ruse me synim rimarrjen e territoreve të pushtuara.
Kremlini i ka bërë thirrje Uashingtonit që të shtyjë Kievin drejt diplomacisë, duke akuzuar Ukrainën për zhvendosjen e shtyllave në bisedimet e mundshme të paqes.