Ukraina ngre flamurin në ishullin e Gjarpërinjve

Në shenjë kundërshtimi ndaj Moskës, një flamur ukrainas është ngritur në një ishull të rimarrë në Detin e Zi.

Një video e ushtarëve që instalojnë flamurin u publikua të enjten nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ishulli strategjik i Gjarpërinjve ka qenë një pikë grindjeje në luftë, e pushtuar nga Moska në shkurt.

Ky territor ishte bërë një simbol i refuzimit të Ukrainës për t’u përkulur ndaj Rusisë.

Forcat ruse u tërhoqën nga atje në fund të qershorit në atë që e quajti një gjest vullneti të mirë, por vazhdojnë të bëjnë presion në Ukrainën Lindore.