Ukraina kërkesë NATO-s: Siguro Detin e Zi dhe integro mbrojtjen

Gjatë Samitit të Bukureshtit,  ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i kërkoi NATO-s të luajë një rol më të madh në sigurinë në Detin e Zi dhe të bashkojë mbrojtjen e saj ajrore e raketore me atë të vendit të tij.

Kuleba tha se ishte koha për ta kthyer Detin e Zi në atë që është bërë Deti Baltik, një det i NATO-s.

Deti i Zi, në jug të Ukrainës, ka qenë një teatër vendimtar lufte pasi si Kievi ashtu edhe Moska e përdorin atë për tregti,  duke përfshirë eksportet jetike të grurit në pjesën tjetër të botës.

Rusia bllokoi portet vitin e kaluar, që kur nisi lufta në Ukrainë, duke kërcënuar dërgesat e grurit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e hodhi poshtë thirrjen dhe deklaroi se Deti i Zi nuk mund të jetë kurrë një det i NATO-s.