Ukraina forcon mbrojtjen e kufirit me Bjellorusinë

Ukraina po forcon mbrojtjen e kufirit me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur një sulm të ri. Zëvendësministri i Brendshëm, tha se Ukraina do të forcojë kufirin me Bjellorusinë me forca të armatosura dhe municione. Lajmi erdhi teksa presidenti rus, Vladimir Putin, udhëtoi për të takuar Lukashenkan.

Bjellorusia ndan kufirin me Rusinë dhe Ukrainën. Lukashenka i tha Putinit se çështjet kryesore në raportet e tyre dypalëshe së fundi kanë qenë mbrojtja dhe siguria.