U tremb nga tërmeti, i riu humb jetën duke tentuar të dalë nga shtëpia
Një ngjarje e rëndë raportohet të ndodur si pasojë e tërmetit që ra pas mesnate në Shqipëri.
Një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të të tërmetit.
I riu me emrin Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap, por fatkeqësisht është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës.
20-vjeçari jetonte bashkë me prindërit e tij.
Mësohet se i riu vuante nga probleme me ankthin.
Trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku do i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.
Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës.
Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes.
Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera.