
Turistët që do vijnë në Shqipëri së shpejti do të paguajnë taksë
Qeveria diskuton mundësinë e digjitalizimit të të dhënave që për çdo turist që zgjedh të kalojë natën në hotel, bujtine apo dhe banese e regjistruar për qëllime hotelerie, do të duhet të paguaj dhe taksën për fjetjen.
Ky taksim njihet në të gjithë botën, por dhe në vendin tonë deri më tani ka qenë jo e formalizuar.
Ministrja e Turizmit ka theksuar se nuk do të rritet TVSH për turizmin që aktualisht është 6 përqind, por ju kujton strukturave akomoduese detyrimin për t’u regjistruar pranë ministrisë për ta përfituar atë.
Edhe pse me shifrat zyrtare sezoni i këtij viti ka qenë me fokusin më të madhe të turistëve që pretendohet të shkojë në 10 milionë deri në muajin Dhjetor, ministrja e Turizmit thotë se metodologjia e matjes se numrit real do duhet të perfeksionohet.
Sipas ministres, vitin e ardhshëm do të jetë gati sistemi ndërkombëtar SAT mbi llogaritjen e saktë të shifrave.