Trump kërkon debat me Biden

Ish-presidenti Donald Trump, i cili ka refuzuar çdo debat me kandidatët e tjerë republikanë për president, tha të hënën se do të donte të përballej në një debat me presidentin Joe Biden.

“Do të doja të debatoja me të tani, sepse duhet të përballemi në debat. Duhet të debatojmë për të mirën e vendit,” tha Trump.

I pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Las Vegas të hënën në lidhje me ftesën e ish-presidentit Trump për debat, demokrati Biden u përgjigj:

“Po të isha në vend të tij, edhe do të doja debat. Ai nuk ka gjë tjetër për të bërë”.

Ish-presidenti Trump dhe presidenti Biden debatuan dy herë gjatë garës për zgjedhjet e vitit 2020.

Një debat i tretë u anulua pasi Trump u prek nga COVID-19 dhe nuk pranoi të merrte pjesë në një debat virtual.

Tradicionalisht para zgjedhjeve në SHBA mbahen tre debate presidenciale.