Transferimi i parë i Flick te Barcelona
Barcelona po përgatitet për një riformatim të ekipit për sezonin e ardhshëm, me Hansi Flick në krye të skuadrës.
Trajneri gjerman, ka krijuar pritshmëri të mëdha në Camp Nou. I njohur për suksesin e tij me Bayern Munich, ai ka zgjedhur Exequiel Palacios si nënshkrimin e tij të parë të madh.
Trajneri ka nisur të punojë për planet e tij për të forcuar skuadrën dhe ka vënë syrin te Palacios. Bordi ka besim se Flick mund ta kthejë Barcelonën në krye të futbollit europian.