Tragjedi në Rusi/ 27 të vdekur nga një shpërthim në një pikë karburanti

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Makhachkala në Rusi ku të paktën 27 persona kanë humbur jetën ndërsa 75 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi ndodhi në një pikë karburanti pasi një zjarr shpërtheu në një servis makinash, duke përfshirë makina dhe ndërtesa qindra metra larg.

Zjarri kishte arritur në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë. Sipas zëvendës ministrit të Shëndetësisë të Rusisë, Vladimir Fisenko, 66 të plagosur, dhjetë prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje kritike. Siç njoftuan autoritetet lokale, mes viktimave tre janë fëmijë, ndërsa 13 fëmijë të tjerë u plagosën.

Një ambulancë ajrore Ilyushin Il-76 u dërgua nga autoritetet ruse për të transportuar personat në gjendje kritike në Moskë. Pamjet nga vendi i shpërthimit tregojnë përmasat e shkatërrimit, pasi zona i ngjan një zone të bombarduar.