Tornado në Holandë, 1 i vdekur e 10 të plagosur

Një person mbeti i vrarë dhe rreth 10 të tjerë u plagosën të hënën pasi një tornado përshkroi një qytet historik të peshkimit në jug të Holandës.

Stuhia u përcaktua si një tornado e dobët, një fenomen i shpeshtë në Holandë.

Autoritetet u bënë thirrje njerëzve që të qëndronin jashtë zonës deri sa qyteti t’i kthehej normalitetit.

Pas tornados, një shi i dendur ka përfshirë të gjithë vendin ndërsa meteorologët thonë se kushtet e motit do të përmirësohen për disa ditë.