Tonet që duhet të përdorni në bazë të ngjyrës së syve

Përdorimi i make up-it, sidomos vitet e fundit është “aksesor” që shoqëron pothuajse gjithmonë.

Pika kyçe janë sytë.

Edhe pse ju duket e çuditshme, ngjyra e syve tuaj ndikon në llojin e look-ut që mund të merrni nga make up-i.

Ne do t’ju tregojmë nuancat që mund të përdorni për sytë tuaj, në varësi të ngjyrës.

 

  • Ngjyrë kafe

Kafja është një ngjyrë neutrale dhe të jep mundësinë e lojërave me paletën e toneve kafe.

Këtu mund të kesh mundësinë të zgjedhësh mes vjollcës , lejlasë dhe jeshiles.

 

  • Ngjyrë lajthi

Sytë me ngjyrë lajthi meritojnë tone të gjelbra, gold madje ose edhe kafe.

Pavarësisht kësaj mund të provoni edhe anën tjetër, rozë, lejla apo vishnje.

 

  • Ngjyrë blu

Veçantia e syve blu meritojnë ngjyra shpërthyese.

Po, po, këtu po flasim për të ngjyrën e verdhë, portokalli dhe gold.

Janë pikërisht këto ngjyra që nxjerrin në pah magjinë e syve blu.

 

  • Ngjyrë jeshilë

Nëse keni sy jeshil, do të jetoni mes ngjyrave të ndezura.

Vishnja dhe e kuqja do të jetë banesa juaj.

 

  • Nuanca të grisë

Ngjyra gri është tejet e veçantë dhe vetëm 3% e popullsisë ka nuanca të tilla.

Nëse jeni mjaftueshëm me fat sa të jeni pjesë e kësaj përqindje, duhet të dini se grija e errët, bluja dhe e gjelbërta janë ato që i duhen syve tuaj.