Tom Hardy fiton medalje ari në artet marciale krejt rastësisht

Aktori i Hollivudit Tom Hardy shkaktoi bujë gjatë fundjavës, pasi mori pjesë në një konkurs të arteve marciale të mbajtur në një shkollë të Milton Keynes, madje fitoi edhe medalje ari.

Tom u fut si konkurrent në Kampionatin e Hapur Brazilian Jiu-Jitsu 2022, të mbajtur në shkollën Oakgrove.

Ylli i Venom dhe Peaky Blinders nuk tregoi se do ishte i pranishëm për të shmangur bujën. Aktori arriti të rrëzonte të gjithë kundërshtarët e tij duke marrë në shtëpi një medalje të artë si kampion i seksionit të tij.

Fitorja e tij e fundit vjen pas pjesëmarrjes në një event bamirësie në Wolverhampton në gusht, ku gjithashtu mori dy medalje të arta. 45-vjeçari njihet për rolet e tij në filma aksion si Mad Max: Fury Road, Dunkirk dhe Warrior. Ai mban rripin blu, që do të  thotë vlerësim i nivelit të lartë në sportin luftarak në tokë.

Sean Rosborough i cili sponsorizoi eventi tha se organizatorët e dinin që Tom do të merrte pjesë disa javë më parë, por e mbajtën private për të shmangur turmat me fansa.

Thuhet se Hardy u regjisttrua në Jiu-Jitsu brazilian pasi i duhej të stërvitej për filmin Warrior të vitit 2011, në të cilin luajti rolin e një ish-boksieri që stërvitet për të qenë një luftëtar MMA, përballë Joel Edgerton, Nick Nolte dhe yllit të House, Jennifer Morrison.

*Tibo News