
Tkurret në mënyrë të papritur ekonomia gjermane
Blerësit gjermanë po tregohen të vëmendshëm ndaj shpenzimeve.
Diçka e tillë ka sjellë efekte negative pasi të dhënat që u publikuan këtë të hënë treguan se përgjatë tremujorit të fundit të vitit 2022 ekonomia gjermane pësoi një tkurrje të papritur.
Sipas ekspertëve e gjitha kjo mund të jetë një shenjë se ekonomia më e madhe e Evropës po i afrohet një recesioni të parashikuar.
Zyra Federale e Statistikave deklaroi se prodhimi i brendshëm bruto u ul me 0.2%.
Pritet që ekonomia gjermane të vijoj të pësojë efektin e tkurrjes edhe përgjatë 3 mujorit të parë të vitit 2023.
Ekspertët e ekonomisë kanë parashikuar se situata mund të përmirësohet vetëm pas pranverës.
Banka Qendrore Evropiane pritet të mbajë mbledhjen e saj këtë të enjte ku sipas burimeve pritet që të ketë sërish rritje të interesave me 0.5%.
*TiboNews