
Tirana pret Europianin e Taekwondo, eventi në Tibo dhe Oversport
Tirana është sërish në qendër të vëmendjes për sa i përket organizimeve ndërkombëtare për sportin.
Prej datës 27 shtator po zhvillohet në Parkun Olimpik kampionati Evropian i Taewkondos për të rinjtë.
Për herë të parë kryeqyteti mirëpret një organizim të tillë, kaq të rëndësishëm për artet marciale, një sport që premton të ardhme në vendin tonë.
Sportistë nga e gjithë Evropa që garojnë për të triumfuar, por mbi të gjitha për të fituar eksperiencë në të ardhmen.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Taewkondosë, Eljo Kolziu tregoi me krenari përgjegjësi për organizimin e këtij eventi, por mbi të gjitha u shpreh edhe falënderues për bashkëpunimin me platformat Oversport e Tibo, të cilat kanë garantuar mbulimin televiziv.
Në këtë organizim madhor marrin pjesë shumë sportistë shqiptarë ku për ta është një emocion dyfish fakti që ndeshjet kryhen në Tiranë. Enisa Shabaj thotë se transmetimi në Tibo është shumë i rëndësishëm që ta ruajnë si një kujtim për të ardhmen.
Për Presidentin e Tibo, Adnand Mahmuti, ky event është vijimi i bashkëpunimit me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar që synon t’i japë vëmendje gjithmonë e më shumë sporteve dhe të rinjve vendas.