AlbanianEnglish

Tiparet negative bazuar në shenjat e horoskopit

Të gjithë kemi anët pozitive dhe ato negativet. Një pjesë e mirë e tipareve ka të bëjë edhe me shenjën e horoskopit tuaj.

  • Gaforrja

Gaforrja si shenjë ka tendecën të lidhet shumë me gjërat. Ndonjëherë, pas kohës që kalojnë me gjërat apo hapësirat, e kanë shumë të vështirë të shkëputen.

  • Luani

… dhe kurora për dramën e këtij viti shkon për? Luanin padyshim. Kjo shenjë ka tendencën t’i kthejë në drama gjërat që ndodhin.

  • Virgjëresha

Për këto shenja thuhet se detajizmi ëshë ana negative, por në fakt këtu do të bëhemi pak konfuzë.Detajizmi nuk quhet anë negative apo jo?

  • Peshorja

Ndonjëherë të gjithë përtojmë për gjëra të ndryshme, por peshorja duket se ka këtë gjendje gjithmonë. Ata njëkohësisht humbasin edhe interesin shumë shpejt.

  • Akrepi

Aftësia e manipulimit, që në vetvete mund të merret edhe si shkathtësi, është e meta e kësaj shenje.

  • Shigjetari

Energjia e pashteruar nuk mund të jetë e metë, megjithatë kjo është cilësia e shigjetarit, shumë energjikë, ndonjëherë edhe më shumë seç duhet.

  • Bricjapi

Bazuar edhe pak në përiudhën e kohës kur lind, bricjapi shoqërohet nga ftohtësia. Pavarësisht këtij tipari, të qënit i ftohtë ndërkohë që je njeri i ndjeshëm në thellësi, nuk është një e metë.

  • Ujori

Durimi është tipar që ndodh të mungojë. Gjejeni pak te kush karakterizohet kjo mungesë? Po, tek ujori. Kjo shenjë nuk ka durim dhe ky tipar i bën të duken ende më nevrikë.

  • Peshqit

Të ëndërrosh nuk është gjë negative, për aq kohë sa e di se do të zgjohesh në një moment, port ë përfshihesh e të jetosh në të ju bën dalje nga realiteti. Peshqit si shenjë karakterizohen nga ky tipar dhe si të tillë nuk njihen si njerëz me këmbë në tokë.

  • Dashi

Të reaguarit keq në mënyrë të menjëhershme, nuk mund të jetë kurrsesi tipar i mirë. Fatin e keq të këtij tipari e ka dashi, i cili merr flakë menjëherë dhe shpërthen.

  • Demi

Shumë njerëz që merren me këtë gjë, e quajnë demin si shenjë antisociale. Njerëzit e kësaj shenje nuk i kanë qejf socializimet pa shkak. Një demi është e vështirë t’i bësh përshtypje.

  • Binjakët

Binjakët njhen pak edhe si shenjë e gënjeshtërt dhe me aftësinë për të zbukuruar çdo gjë të mundshme.

You don't have permission to register