
Tim Cook i Apple ndan sekretin e tij për një mendje të shëndetshme
Tim Cook drejtuesi i një nga kompanitë më të mëdha në botë, me ndjekës fanatikë dhe një pasuri prej 1.8 miliardë dollarësh. Në revistën GQ, Cook ka folur për mirëqenien, por edhe sekretin e tij, falë të cilit arrin ta mbajë mendjen të pastër dhe shëndetin mendor në gjendje të mirë. Në fund të fundit, drejtimi i një gjiganti teknologjik si Apple është një nga pozicionet më të kërkuara.
Sipas Tim Cook, ajo që vërtet e relakson dhe e ndihmon të rikuperohet psikologjikisht janë daljet në natyrë. “Është si një “pastrues për mendjen” , dhe më mirë se çdo gjë tjetër që mund të bëni” tha ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Apple vjen nga shteti Alabama, ndërsa prej 20 vitesh jeton në Silicon Valley. “Unë gjithmonë mendoj për shëtitjet dhe gjërat që më qetësojnë vërtet mendjen kur jam në punë. Është pothuajse mëkat të mos dalësh dhe të mos e shijosh natyrën” vazhdoi Cook.
Cook më pas i kërkoi publikut që të përfshihej më shumë në aktivitetet e natyrës dhe përtej ecjes dhe kopshtarisë, ai sugjeroi shikimin e yjeve dhe peshkimin.