Thethi së shpejti me Zipline-in e parë

Së shpejti në Theth do të ngrihet një Zipline, për të gjithë të apasinuarit pas kësaj zone dhe për të gjithë turistët që e vizitojnë. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook ku shkruan se në Theth vjen së shpejti Zipline i parë në këtë zonë, për të apasinuarit e aventurës.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Mirëmëngjes, dhe nga Thethi ku së shpejti Zipline i parë në këtë zonë do të jetë gati për të apasionuarit e aventurës, ju uroj një javë të mbarë”.

Thethi mbetet një ndër zonat më të vizituara nga turistët polakë, gjermanë, rusë apo çekë.