Themeluesi i Wikileaks martohet në burg

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange është martuar me partneren e tij në një burg të sigurisë së lartë në Londër.

Julian Assange, 50 vjeç, u martua me Stella Moris të mërkurën në burgun Belmarsh, ku mbahet që nga viti 2019.

Çiftit iu dha leja për t’u martuar vitin e kaluar dhe në ceremoni morën pjesë katër të ftuar, si dhe dy dëshmitarë zyrtarë dhe dy roje të sigurisë së lartë.

Assange ndodhet në burg ndërsa autoritetet amerikane kërkojnë ta ekstradojnë atë për t’u përballur  në gjyq për akuzat për spiunazh.

Ai kërkohet nga autoritetet amerikane për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak. Por Assange mohon çdo publikim për keqbërje.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata e Lartë e Britanisë refuzoi të lejojë apelimin e tij të fundit kundër ekstradimit.

Stella Moris është avokate 38-vjeçare, ajo u përshëndet nga një turmë mbështetësish teksa largohej nga ceremonia në Londrën juglindore. Ata thërrisnin “urime” dhe “lironi Julian Assange”.

Moris u pa e veshur me një fustan nusërie të dizajnuar nga Vivienne Westwood, e cila ka qenë pjesë e fushatës për të ndaluar ekstradimin e Assange.

Çifti u lidh në vitin 2015 dhe kanë dy fëmijë së bashku.