Tesla rrezikon funksionimin e fabrikës, çështja në gjykatë

Gjigandi teknologjik Tesla rrezikon të ndalojë fabrikën e saj gjermane për shkak të një mosmarrëveshjeje për ujin.

Një gjykatë në Frankfurt konfirmoi se do të shqyrtoj më 4 mars një ankesë të paraqitur nga grupet mjedisore për furnizimin me ujë të këtij objekti.

Aktivistët kanë frikë nga efektet e uzinës në ujin e pijshëm lokal dhe se fabrika do të harxhonte ujë sa një qytet me 30,000 banorë në vit.

Ata argumentojnë se ministria e mjedisit në Brandenburg nuk ka kryer kontrolle të mjaftueshme përpara se t’i jepte një licencën Tesla-s për të vepruar. Nëse grupet fitojnë, Tesla do të duhet të gjejë një furnizues të ri uji.

Reuters raporton se Tesla nuk pranoi të jap asnjë koment mbi rastin. CEO i kompanisë, Elon Musk kishte shpresuar që fabrika të funksiononte gjashtë muaj më parë.

Gjykata tha se vendimi pritej në ditën e seancës.

Tesla synon të pushtoj tregun evropian dhe Musk ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për atë që ai e quan si burokraci të panevojshme gjermane.

Rivali Volkswagen është aktualisht shitësi më i madh i automjeteve elektrike në rajon dhe shumë hapa përpara Teslas.