Tërmeti në Kaliforni shkatërron me mijëra banesa

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Kaliforninë Veriore në SHBA përpara agimit të kësaj të marte dhe për pasojë janë shkatërruar me mijëra shtëpi dhe kanë humbur jetën 2 qytetarë.

Me mijëra banorë nuk kanë qasje në energjinë elektrike dhe furnizimet me ujë në shtëpitë e tyre si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Lëkundjet të cilat u ndjenë rreth orës 2:30 të mëngjesit u pasuan edhe nga rreth 80 pasgoditje të cilat u regjistruan në veri të San Franciskos.

Si pasojë e tërmetit pati edhe një zjarr i cili u shkaktua nga dëmtimi i një tubacioni gazi.

Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje për të shuar flakët teksa dy ndërtesa u shembën.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që prej të martës.

Newsom ka udhëzuar departamentin shtetëror dhe agjenci të ndryshme që të ndërmarrin veprimet e duhura për të ofruar mbështetje për komunitetet lokale.

Kalifornia njihet për aktivitetin e saj të shumtë sizmik por ky tërmet i fundit ka shkaktuar dëme më të mëdha se zakonisht.

*TiboNews