Të gjithë sytë tek Blue Ivy! Vajza e Beyonce shfaqet në turneun “Renaissance”

Nata e hapjes së turneut të Beyonce “Renaissance” bëri që fansat të flisnin jo vetëm për performancën e jashtëzakonshme të superyllit, por edhe për paraqitjen e vajzës së saj më të madhe, Blue Ivy Carter. 11-vjeçarja u pikas nga një fanse në publik.

Me një bluze dhe pantallona të gjera dhe një palë vathë të mëdhenj, Blue Ivy qëndroi pranë babait të saj, Jay Z, i cili shikonte me krenari teksa Beyonce shkëlqente në skenën në Stokholm, Suedi.

Fansat nuk mund të mos komentonin për ngjashmërinë e jashtëzakonshme të Blue Ivy me nënën e saj, ku shumë veta theksojnë se si ajo ngjan më shumë me Beyoncé çdo vit që kalon.

“Ajo duket njësoj si Beyoncé,” komentoi një fans.

Beyoncé i lë fansat të mahnitur në turneun e saj, pavarësisht spekulimeve për operacionin në këmbë.