
Të famshmet që po lindin në të 40-tat po shkaktojnë krizë globale fertiliteti, ja përse
Shumë të famshme që po lindin fëmijë në mes të 40-tave po u japin shpresa të rreme grave të tjera mbi shanset e tyre për të mbetur shtatzënë më vonë gjatë jetës. Ky paralajmërim vjen së fundmi nga ekspertët.
Aktorja Sienna Miller, 41 vjeçe, është një nga të famshmet e fundit që zbuloi se po bëhet një nënë, në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Supermodelja Naomi Campbell, 53 vjeçe, mirëpriti fëmijën e saj të dytë përmes një surrogate në qershor dhe tha se “nuk është kurrë vonë”. Ylli Michelle Williams pati binjakë në moshën 48-vjeçare këtë vit.
Por ekspertët e fertilitetit paralajmërojnë se histori të tilla suksesi po i joshin gratë në të 30-at dhe 40-at e tyre në një ndjenjë të rreme sigurie dhe po kontribuojnë që gratë të zgjedhin të vonojnë të kenë fëmijë. Ata vunë në dukje se shumica e grave në fillim të të 40-tave kanë vetëm 5 për qind shanse për të mbetur shtatzënë. Dhe kjo pas muajsh përpjekje.
Dhe për ata mbi 45 vjeç, shanset për të mbetur shtatzënë me sukses bien në vetëm 1 për qind.
Ekspertët thonë se të famshmit kanë para për të paguar trajtime të shumta të shtrenjta të fertilitetit jashtë mundësive të shumë çifteve të rregullta.
Mosha është një nga faktorët më të mëdhenj që përcakton se sa pjellore është një grua, me ekspertët që thonë se gratë në fund të të njëzetave kanë shanset më të mira për shtatzëni me sukses përpara se gjasat të bien me shpejtësi nga mesi i të 30-tave.
Edhe fekondimi in vitro (IVF) – kur vezët mblidhen dhe fekondohen në laborator përpara se të implantohen në mitër, një proces që ka ndihmuar mijëra gra që të bëhen nëna – mund të mos jetë i suksesshëm.
Nënat me shpresë në të 40-at e tyre gëzojnë vetëm një shkallë suksesi prej 11 për qind përmes IVF, duke rënë në vetëm 4 për qind te gratë e moshës 44 vjeç, sipas NHS.
Për këtë arsye, shërbimi shëndetësor zakonisht nuk rekomandon IVF për gratë mbi 42 vjeç pasi shkalla e suksesit konsiderohet shumë e ulët.
Tim Bracewell-Milnes, një ekspert në mjekësinë riprodhuese nga Imperial College London, tregon për MailOnline se shumë nëna shpresëdhënëse në të dyzetat e tyre nuk do të kenë fëmijë në mënyrë natyrale.
“Realiteti për gratë në të dyzetat që përpiqen të mbeten shtatzënë është se shumica e tyre nuk do të jenë në gjendje, veçanërisht në mesin e të dyzetave”.
Ai paralajmëroi se gratë e famshme që shijojnë një shtatzëni të suksesshme ka të ngjarë të përdorin teknika të specializuara për të rritur shanset e tyre.
“Kur lexoni këto artikuj rreth të famshmeve në të dyzetat që kanë fëmijë, gratë duhet të jenë të vetëdijshme se shumica dërrmuese e tyre do të kenë mbetur shtatzënë me IVF ose duke përdorur vezët e tyre që i ngrinë kur ishin më të reja, ose një vezë donatore nga një grua më e re për të ngjiz”ur, tha ai.
“Sigurisht që është e drejta e tyreqë të mos zbulojnë natyrën e konceptimit të tyre.”
Por ai vuri në dukje se shembuj të tillë mund të joshin gratë e reja në një ndjenjë të rreme sigurie që ata të kenë mjaft kohë për të pasur fëmijë në mënyrë natyrale.
“Vëmendja mediatike që këto shtatzëni të famshme po i kushtojnë publikut të gjerë aktualisht po jep një mesazh të rremë që, të paktën pjesërisht, mund të kontribuojë në vonimin e lindjes së fëmijëve.
“Shumë gra aktualisht po sigurohen indirekt në mënyrë të rreme se sa lehtë mund të mbeten shtatzënë kur të jenë më të vjetra.”
Ai u bëri thirrje grave që duan të kenë fëmijë më vonë në jetë, të kërkojnë këshilla profesionale për fertilitetin e tyre, idealisht para moshës 36 vjeçare.