
Talebanët urdhërojnë mbylljen e shkollave të vajzave
16-vjeçarja Hatixhe qëndroi gjithë natën zgjuar, e emocionuar për ditën e saj të parë në shkollë pas shtatë muajsh qëndrimi në shtëpinë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Por të mërkurën ajo u kthye e zhgënjyer, pasi papritmas talebanët urdhëruan mbylljen e shkollave të mesme të vajzave.
Talebanët shtynë rihapjen e shkollave për vajza për shkak të një problemi teknik dhe mungesës së uniformave të standardizuara për nxënëset në mbarë vendin. Por ky pretendim ngrihet sipas një anëtari të lartë të talebanëve në Doha.
Që kur talebanët morën kontrollin në gusht, komuniteti ndërkombëtar e ka bërë arsimimin e vajzave një kërkesë kyçe për çdo njohje të ardhshme të sundimit të tyre.
Një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres e quajti vendimin thellësisht të dëmshëm, që shkel të drejtat e barabarta të arsimimit të grave dhe vajzave, por gjithashtu rrezikon të ardhmen e vendit duke pasur parasysh kontributet e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave afgane.
Hatixheja thotë se është e vështirë të ruash motivimin dhe të kapërcesh zhgënjimin.
Herën e fundit që talebanët sunduan Afganistanin nga viti 1996 deri në vitin 2001, ata ndaluan arsimimin e femrave dhe shumicën e punëve.