
Sulmet ndaj reformës në drejtësi, paralajmëron ambasadorja amerikane
Ambasadorja Yuri Kim paralajmëroi të gjithë ata që pengojnë reformën në drejtësi përmes kërcënimeve dhe shantazheve, duke i kujtuar ‘se veprimet e tyre nuk janë të fshehura’.
Përmes një postimi në Twitter kryediplomatja amerikane nënvijëzon rëndësinë që ka për SHBA lufta kundër korrupsionit dhe rithekson mbështetjen për zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
“Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vetingun. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni”, shkroi ambasadorja në Twitter.