Sulm në një tempull në Iran, 15 viktima

Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm në qytetin iranian Shiraz. Tre sulmues kanë hapur zjarr ndaj pelegrinëve dhe stafit në hyrje të nje tempulli të myslimanëve shiitë, dhe policia ka arrestuar dy persona.

Media shtetërore pretendoi se “terroristët takfirë” – një term i përdorur nga Teherani për militantët myslimanë sunitë, ishin përgjegjës.