Sulm në Donetsk me 25 të vrarë, zyrtarët pro-rusë fajësojnë Ukrainën

Forcat ukrainase bombarduan qytetin e kontrolluar nga Rusia të Donetskut ku mbetën të vrarë 25 persona dhe u plagosën 20 të tjerë tha Denis Pushilin, kreu i rajonit të Donetskut, i emëruar nga Rusia. Forcat ukrainase bombarduan një zonë shumë të frekuentuar, me dyqane dhe një treg mallrash.

Ukraina nuk ka komentuar për ngjarjen. Pushilin tha se shërbimet e urgjencës po punonin në vendngjarje dhe se specialistët e mjekësisë ligjore po përpiqeshin të mblidhnin fragmente të armëve të përdorura në sulm.

Donetsk është një nga katër rajonet ukrainase që Rusia aneksoi vitin e kaluar, një veprim që konsiderohet i paligjshëm nga shumica e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kujtojmë se Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë nga katër rajonet.