Strakosha zyrtarisht tek Brentford

Thomas Strakosha është futbollisti i ri i Brentfordit.

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit u transferua në klubin e Premier Ligës si lojtar i lirë.

27-vjeçari firmosi për katër vite, pasi u largua nga Lacio në verë kur kontrata i përfundoi.

Në total, Strakosha ka zhvilluar 200 ndeshje me bardhekaltrit, që kur u bë pjesë e klubit në ekipin e të rinjve në 2011.

Portieri kuqezi përshëndeti tifozët e ekipit anglez pas zyrtarizimit.

*Tibo News