Spotify shënon rritje të abonentëve

Spotify deklaron se abonentët e saj premium u rritën 15 për qind tremujorin e fundit. Nga 180 milionë të abonuar që ishin tremujorin e mëparshëm tanimë në 182 milionë.

Përdoruesit aktivë mujorë u rritën 19 për qind nga viti në vit në 422 milionë, nga 406 milionë vitin e kaluar.

Për kontekstin, në tremujorin e kaluar, abonentët premium u rritën me 16 për qind më shumë se viti i kaluar, ndërsa përdoruesit aktivë mujorë u rritën me 18 për qind.

Spotify kishte pritur më parë të arrinte 183 milionë abonentë premium këtë tremujor, por e humbi pak këtë objektiv si rezultat i tërheqjes nga tregu rus.

Rritja e abonentëve të Spotify nuk duket se është ngadalësuar ndjeshëm si rezultat i polemikave të Joe Rogan, që përfshiu kompaninë këtë tremujor financiar. Debati filloi kur artistë të profilit të lartë si Neil Young dhe Joni Mitchell tërhoqën muzikën e tyre nga platforma pasi thanë se Joe Rogan po përdorte podcast-in e tij Spotify për të përhapur dezinformata të vaksinave.

Rogan zbuloi kohët e fundit se ai në fakt fitoi abonentë si rezultat i polemikave. “Është interesante, abonimet e mia u rritën masivisht – kjo është çmenduria,” tha Rogan në një episod të fundit. “Gjatë kulmit të gjithë kësaj, fitova 2 milionë abonentë.”

Spotify konsiderohet gjerësisht si shërbimi më i madh i transmetimit audio në botë. Konkurrentët si Amazon Music dhe Apple Music nuk publikojnë rregullisht numrat e abonentëve, por figurat e fundit publike të përpiluara nga Music Ally panë Apple Music me 60 milionë abonentë dhe Amazon Music me 55 milionë.