Spotify dhe Discord shfaqin problematika për përdoruesit

Spotify dhe Discord përjetuan ndërprerje në shërbimet e tyre gjatë ditës së martë.

Disa përdorues të platformës Spotify raportuan se kanë dal automatikisht nga llogaritë e tyre.

“Diçka nuk është në rregull dhe ne po e shqyrtojmë atë”, shkroi kompania në Twitter.

Përafërsisht në të njëjtën kohë, platforma e mesazheve Discord raportoi një ndërprerje të pjesshme.

“Ne jemi të vetëdijshëm për një problem që shkakton probleme të mesazheve dhe po punojmë për një rregullim,” tha kompania në një postim në Twitter.

Dhjetëra mijëra përdorues në të dy shërbimet raportuan ndërprerjet e ndodhura.

Discord shkroi në Twitter se mesazhet, telefonatat dhe transmetimet e tij ishin në “back up and running”.

Asnjë nga kompanitë nuk zbuloi shkakun e ndërprerjeve të tyre përkatëse.