
SPAK bën bilancin për muajin qershor
Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion në një bilanci të publikuar së fundmi për muajin qershor, raporton se ka janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 26 persona të pandehur. Sipas SPAK, pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur.
SPAK bën të ditur se janë konfiskuar 6 automjete, 82 aparate celular të markave të ndryshme, 6 laptop. Po ashtu janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash.