
SpaceX në bisedime për shitje aksionesh
SpaceX është në bisedime për të ofruar një shitje aksionesh që mund të vlerësojë kompaninë deri në 150 miliardë dollarë në tregjet financiare.
Kështu shkruan agjensia e lajmeve Reuters e cila sipas burimeve thotë se kompania e raketave dhe satelitëve të Elon Musk do të ofrojë kryesisht aksione me synim për të nxjerrë sa më shumë para.
Burime të mëparshme kishin thënë se oferta do të mblidhte deri në 1 miliard dollarë për SpaceX përmes një emetimi të ri të aksioneve.
Bisedimet me investitorët e mundshëm e vendosin çmimin e aksionit në rreth 85 dollarë, sipas burimeve.
Por ata thanë se situata është ende e rrjedhshme dhe çdo plan i shitjes së aksioneve mund të ndryshojë nga momenti në moment.
Bloomberg raportoi për herë të parë raundin e propozuar mbi krijimin e aksioneve në tregjet financiare të martën.
Elon Musk postoi në Twitter duke përgënjeshtruar lajmin, por pa dhënë detaje.
Interesi i fortë i investitorëve mbi kompaninë vjen pas një viti të mbarë për SpaceX.
*TiboNews