
SpaceX kryen me sukses misionin 6 mujorë në hapësirë
Seria e suksesit të Elon Musk-ut vazhdon në terrenin e tij të eksplorimit të hapësirës. Ekipi i tretë i astronautëve me kohë afatgjatë i nisur nga SpaceX në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës u kthye i sigurt në Tokë të premten.
Kapsula u ndal në Gjirin e Meksikës pranë Floridës për t’i dhënë fund muajve të kërkimit orbital.
Qendra e kontrollit të fluturimit SpaceX në periferi të Los Anxhelosit e mirëpriti uljen me duartrokitje të zhurmshme dhe emocione.
Ekuipazhi i Endurance, i përbërë nga veterani amerikan i fluturimeve hapësinore, Tom Marshburn, 61 vjeç dhe tre astronautë për herë të parë Raja Chari i NASA-s, 44 vjeç, Kayla Barron, 34 vjeç dhe kolegu i tyre i ESA-s, Matthias Maurer, 52 vjeç filloi qëndrimin e tij në orbitë më 11 nëntor.
Astronautët e sapokthyer u caktuan zyrtarisht si “Commercial Crew 3” i NASA-s, ekipi i tretë i plotë me katër persona me kohëzgjatje të gjatë që SpaceX ka fluturuar në stacionin hapësinor sipas kontratës për agjencinë hapësinore të SHBA.
SpaceX, i themeluar në vitin 2002 nga Elon Musk, CEO miliarder i prodhuesit të makinave elektrike Tesla furnizon raketat Falcon 9 dhe kapsulat Crew Dragon që tani fluturojnë astronautët e NASA-s në orbitë nga toka amerikane.
SpaceX me bazë në Kaliforni ka nisur shtatë fluturime njerëzore në hapësirë gjatë dy viteve të fundit – pesë për NASA-n dhe dy për sipërmarrje private, si dhe dhjetëra misione satelitore që nga viti 2012.
Kthimi i Crew 3 vjen rreth një javë pasi ata mirëpritën ekipin e tyre zëvendësues, Crew 4, në stacionin hapësinor.