AlbanianEnglish

Sondazhi i BSH, familjet shqiptare rezultojnë me të paktën një borxh

Më shumë se gjysma e familjeve në Shqipëri kanë marrë borxh nga të afërmit, ndërsa pjesa tjetër i janë drejtuar bankave apo institucioneve të tjera financiare. Në sondazhin që Banka e Shqipërisë ka bërë me 2200 persona në të gjithë vendin, del se 60 për qind e kredisë hipotekore përdoret për blerje banesash ose investime brenda tyre.

Ndërkohë, kredia konsumatore përdoret për mobilim dhe blerje pajisjesh në shtëpi, por në masë të madhe borxhi është kërkuar edhe për të përballuar kostot e jetesës, kryesisht për nevoja shëndetësore. Sondazhi tregon se borxhlinjtë më të mëdhenj janë të punësuarit, por ka mes tyre edhe pensioniste. Të dhënat tregojnë se vitet e fundit, gjithnjë e më tepër shqiptarët po distancohen nga të afërmit për të kërkuar para, duke zgjidhur problemet e tyre financiare në banka.

You don't have permission to register