Sokol Ngresi emërohet anëtari i 13-të i Gjykatës së Lartë

Sokol Ngresi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Lartë pas dekretimit të tij nga presidenti Ilir Meta. Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë bëhet me 13 gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë.Nga sot Gjykata e Lartë gëzon kuorumin e nevojshëm (2/3 e anëtarëve) për t’u mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara.

Plotësimi i kuorumit të nevojshëm në Gjykatën e Lartë i hap rrugë zgjedhjes së 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht ka 7 anëtarë, nga 10 që duhet të ketë.