Socialistët gati për reformën e re administrative territoriale

Shumica Socialiste nuk humb kohë duke shprehur gatishmëri për nisjen nga puna mesditën e kësaj të mërkure të Komisionit Parlamentar për reformën e re administrative territoriale.

Taulant Balla, kreu grupit parlamentar socialist la të kuptohet se për momentin mund të bëhet vetëm një riorganizim në nivel qarqesh.

Ai shprehu mendimin se 61 bashki që  janë aktualisht janë shumë.

Ky qëndrim i tij paçka se personal çon një sinjal të qartë tek opozita, e cila synon përmes kësaj reforme të ri-formatojë hartën aktuale të  bashkive në vend.

*Tibo News.