Shtyhet seanca në GJKKO për ankimimin e Berishës

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, ndërkohë që Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për ankimimin e tij.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 8 Shkurt pasi gjyqtarët kërkuan që ankimimi të firmosej nga Berisha, dhe jo si në rastin e parë që e kishte firmosur Argita Berisha.

Avokati që mbron ish kryeministrin  Berisha, Genc Gjokutaj ka thënë se qëllimi është djegja e mandatit të Berishës.  Dy javë më parë prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai rrëzuan kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në Kuvend.

Kujtojmë se ish-kryeministri dhe themeluesi i PD-së,  Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.