AlbanianEnglish

Shtrenjtimi azotit, kopshtarët holandezë gjejnë zgjidhje te plehrat organike

Holanda është një ndër shtetet me nivele të larta të emetimeve të azotit, kjo për shkak të plehrave kimike në sipërmarrjet e mëdha të rritjes së luleve dhe mbarështimit të kafshëve bujqësore.

Prej kohësh qeveria holandeze po mundohet të kufizojë emetimet duke rishikuar legjislacionin për plehrat me përmbajtje azoti. Por së fundmi zgjidhja po shihet te një praktikë shumë e vjetër bujqësore, plehrat organike të kafshëve.

Përdorimi i plehrave organike në kopshtari po u heq fermerëve sasitë e mëdha të mbetjeve, ndërsa nga ana tjetër industria e luleve falë këtij lloji plehu po përdor më pak gaz azoti, çmimi i të cilit, vitin e fundit është shtrenjtuar ndjeshëm.

Wouter Duijvesteijn, një kultivues i krizantemës në Holandë është tashmë pionier i kësaj teknike. Lulet e tij janë ushqyer me këtë recetë për një javë dhe ai flet me mbresa për rezultatet.

Por pse bimët kanë nevojë për azot?

Azoti është një lëndë ushqyese thelbësore për bimët, pasi nxit rritjen dhe fotosintezën. Por një sasi e lartë azoti mund të ndikojë negativisht te bima.

Kopshtarët përgjithësisht përdorin azot industrial, të prodhuar nga përpunimi i gazit natyror, por për shkak të rritjes së çmimit dhe ndotjes së madhe që shkaktohet nga përpunimi i këtij gazi, kopshtarët po shohin për alternativa të tjera.

Alternativa duket receta e vjetër bujqësore, azoti nga jashtëqitjet e kafshëve bujqësore si lopët, pulat apo derrat. Fermerët e mishit dhe qumështit kanë me bollëk mbetje nga kafshët.

Prandaj kalimi te plehrat organike i kopshtarëve ka rikthyer lidhjen e vjetër mes fermerëve dhe sipërmarrësve të luleve në Holandë.

*Tibo News.

You don't have permission to register