Shteti nuk paguan faturat e energjisë, borxhi 183 mln euro në janar-prill

Gjendja debitorë e enteve shtetërore ndaj kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë po rritet me shpejtësi, duke dhënë një shembull negativ në popullatën e gjerë, e cila përballet me dënime të rënda në rast se nuk paguan ose abuzon. Që nga vitin 2013 kur detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së kulmuan, borxhi në katër mujorin e parë te vitit 2022 arriti kulme të reja, në 183 milionë euro. Në vetëm katër muaj detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së u rriten me 8.3%, ndërsa që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 2.4 herë.

Rritjen më të madhe të detyrimeve e krijuan institucionet jo-buxhetore, të cilat përfaqësohen nga ndërmarrjet e ujësjellësit. Por në rritje të shpejtë është edhe borxhi i administratës shtetërore, i cili arriti në rreth 5 miliardë lekë në fund të prillit 2022.

Qytetarët shqiptarë paguajnë fatura të larta të energjisë elektrikë, por siç duket ato do të rëndohen gjatë viteve në vijim, pasi borxhet e shtetit do të shlyhen më shumë gjasë nga taksat e shqiptarëve.