
Shqiptarët, të parët për nga kohëzgjatja e gjumit
Shqiptarët e duan gjumin aq shumë sa që renditen të parët në botë për nga kohëzgjatja e gjumit, sipas një studimi të revistës “Nature”. Nga 63 kombësitë e hulumtuara, studimi tregoi se shqiptarët flenë më gjatë, mesatarisht 7 orë e 32 minuta në natë. Kjo është dukshëm më shumë se mesatarja e japonezëve, me 6 orë e 38 minuta gjumë. Çfarë e shpjegon ndryshimin? Sipas studiuesve, kjo është për shkak të normave kulturore dhe gjerësisë gjeografike.
Si shembull i të parës, artikulli citon dremitjen në vendin e punës, i cili “mund të jetë i keq në disa vende si SHBA ose Franca, ndërkohë që konsiderohet normale nga fqinjët si Spanja ose Italia. Gjithashtu, Vendet e Lindjes së Largët, në veçanti Japonia, raportojnë më pak gjumë. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me kulturën e punës në këto vende.