Shqipëria, më shumë shtëpi private sesa pallate

Shqipëria rezulton me më shumë shtëpia private sesa pallate. Këtë ka nxjerrë Censi, ku rezulton se 47% e objekteve janë shtëpi private, ndërsa 47.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa me hapësirë nga 40-69 metra katrorë.

Nga 1 milion e 82 mijë e 529 objekte banimi në total, shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 % të këtyre banesave, ndërsa 39,9 % e tyre janë pallate.

Megjithatë, një pjesë e objekteve janë të braktisura për shkak të emigracionit dhe referuar shtëpive të banuara, shqiptarët jetojnë më shumë në objekte me hapësirë banimi nga 40-69 metra katrorë për 1 familje me 2 deri në 5 anëtarë.

Këto të dhëna të dala nga Censi, tregojnë se ka mbipopullim të familjeve shqiptarë në hapësira banimi.

Referuar fluksit të ndërtimit, ¼ e objekteve, konkretisht 26 % e tyre janë të ndërtuara para viteve ‘81.