
Shqipëria me Auto Moto Park, pamje nga punimet
Shqipëria do të ketë së shpejti një Auto Moto Park. Vendndodhja është Elbasani dhe punimet vijojnë. Kryeministri Rama ka publikuar të mërkurën pamje nga punimet, që sipas kryeministrit janë në përputhje me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve.
Auto Moto Park pritet të sjellë një larmi aktivitetesh automobilistike dhe gara kombëtare e ndërkombëtare.
Qeveria ka njoftuar më herët se ky projekt financohet nga fondet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
*Tibo News